10 prill 2011

Juventus përmbys Genoan


Zonja e Vjetër ka arritur që në mënyrë sensacionale ta përmbysë avantazhin e Genoas, për të shënuar fitore prej 3-2 në takimin e zhvilluar të dielën në Olimpico të Torinos.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e shtatë kur Leonardo Bonucci shënoi në portën e vet pas goditjes së Luca Antonellit.

Në fillim të pjesës së dytë (50’), Marco Rossi ua ktheu shërbimin vendasve pas goditjes së Simone Pepes për të barazuar rezultatin.

Megjithatë, nuk kaloi shumë kohë (57’) dhe Antonio Floro Flores riktheu avantazhin e Genoas pas asistimit të Antonellit.

Inkuadrimi i Luca Tonit në lojë (62’) rezultoi i suksesshëm për vendasit, pasi që sulmuesi italian fillimisht asistoi te Alessandro Matri, i cili barazoi rezultatin në 2-2 (63’), dhe më pas shënoi golin e fitores (83’) pas asistimit të Alberto Aquilanit.

Pas kësaj fitoreje, Juventusi gjendet pesë pikë larg pozitës së katërt që çon në Ligën e Kampionëve, kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro për t’u zhvilluar.
/JUVENEWS.TK/