10 prill 2011

Juventus, ndalohet humbja ndaj Xhenoas


Trajneri bardhezi kërkon fitoren e tretë radhazi në kampionat

Ashtu siç ndodhi në vigjilje të transfertës së Romës, Del Neri flet në mënyrë të përgjithshme për Europën, por pa e specifikuar se çfarë synon Juvja e tij. E vërteta është se flitet edhe për Ligën e Kampionëve: “Kam paragjykimet e mia, preferoj të mos flas, por kampionati është i çuditshëm, mund të ndodhë akoma gjithçka, sepse ka shumë përballje direkte.”

Bardhezinjtë do të luajnë sot në “Olimpiko” kundër Xhenoas, duke kërkuar një synim të paarritur këtë sezon, fitoren e tretë radhazi. Një objektiv që ka dështuar 3 herë: “Ndoshta ne mund të fitojmë edhe 7 ndeshje radhazi, por duhet t’i bëjmë llogaritë edhe me kundërshtarët.” Për të patur vazhdimësi në rezultate dhe për të mbajtur shpresa ende tek Championsi, “duhet të tregojmë të njëjtën performancë si të dielën e kaluar në Romë. E dimë se është e ndaluar të gabojmë.” Një lavdërim për Bufonin dhe një tjetër për Storarin.

Del Neri shuan polemikat dhe i shtrëngon fort portierët e tij: “Ky i yni është një grup i bashkuar. Këtu të gjithë ndihen titullarë. Mendoj se Juve duhet të ketë 2 portierë të mëdhenj. Teksa Xhixhi kishte probleme fizike, verën e kaluar klubi zgjodhi një zëvendësues të atij roli më shumë sesa të besueshëm, si Marko. Të dielën e kaluar, Bufon pati një tërheqje dhe një problem me kyçet, kështu që Storari nuk ishte një zgjedhje teknike.

Aktivizimi i tij ishte pozitiv dhe shpresoj që sot të konfirmohet, duke pritur në maksimumin e mundshëm sepse Bufon nuk do të grumbullohet.” Pas 1 jave, në shtëpinë e Fiorentinës, SuperXhixhi do të kthehet sërish si titullar në portën e bardhezinjve: “Në atë rol ka hierarki, të cilat preferoj t’i respektoj, por mos më kërkoni se cilat janë.”
/JUVENEWS.TK/