04 prill 2011

Clichy në shitje


Arsenal është i gatshëm të shesë mbrojtësin e majtë Gael Clichy, gjatë afatit kalimtar të verës, ka njoftuar të dielën e përditshmja angleze Daily Mail.

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thuhet se është i pakënaqur me futbollistin, i cili ka refuzuar kontratën e re të ofruar nga klubi, ndërsa gjiganti londinez tashmë ka identifikuar zëvendësuesin e tij.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Evertonit, Leighton Baines, i cili mund t’i kushtojë Arsenalit rreth 10 milionë funte. Ndërsa Clichy kërkohet nga Juventus.
/JUVENEWS.TK/