04 prill 2011

Camoranesi: “Juvja e 2006-ës ishte skuadra më e fortë. Nuk më trajtuan mirë kur ika”


Mauro German Camoranesi mbetet në zemrat e të gjithë tifozëve juventinë për magjitë, golat e realizuar nga vera e 2002-it deri në 2010-ën. Është një nga samurait, sic e kishte quajtur Lapo Elkann, që si kampion bote vendosi të qëndrojë në Torino dhe të sjelli Juventusin në Serie A. Dashuria e Mauros për Juven nuk ka rreshtur dhe ai vendos të thyejë heshtjen në një intervistë për FIFA:

“Vitin e shkuar vendosa të shkoja në Gjermani sepse doja të vazhdoja të luaja në Europë dhe firmosa me Shtuttgart. Pas shumë viteve në Itali kisha mundësi të ndryshoja skenar, një sfidë të re. Nuk kisha menduar për një rikthim në Argjentinë, por pastaj mu dha mundësia dhe përfitova. Lanus ishte ekipi i parë argjentinas që u interesua për mua. Është një grup i qetë, me pozitivitet. Në planin sportiv, kjo skuadër luan prej shumë vitesh një rol të rëndësishëm në kampionatin argjentinas. Ky realitet më pëlqeu dhe vendosa të vij”

Ai shpenzon disa fjalë edhe për të shkuarën e tij:

Juventusi i 2006-ës është pa dyshim skuadra më e fortë me të cilën kam luajtur. Kam patur vërtet dëshirë të rikthehem të luaj në Itali, ku kam jetuar për shumë kohë dhe ku kam një shtëpi. Prej disa muajsh u ktheva në Argjentinë. Cdo gjë është e re dhe duhet të mësohem. Ndonjëherë kam pak nostalgji për Italinë, për shtëpinë time, për shokët. Më ndodh të mendoj shpesh për Italinë”

Një mendim për mënyrën sesi përfundoi aventura e tij me Juven:

“Nuk ishte dicka e bukur edhe pse do t’i jem gjithnjë mirënjohës ekipit sepse nuk dua të ndos mendimin e gjithë atyre gjërave të bukura që kam bërë me Juventusin . Kur u largova nuk u trajtova mirë dhe kështu ndodhi edhe me disa shokë të mi. Ishte si të dalësh nga një derë dytësore” – përfundoi Camoranesi /fcJuventus-news/