12 prill 2011

Buffon stërvitet me grupin


Gigi Buffon kthehet të punojë me pjesën tjetër të skuadrës. Në stërvitjen e parë të javës, portieri i Juventusit ka punuar normalisht me përgatitësin e portierëve dhe ka zhvilluar të gjithë punën së bashku me shokët e skuadrës. Me sa duket, ai do të jetë përsëri i gatshëm duke filluar që nga ndeshja e ardhshme.

Duke patur parasysh fjalët e Del Neri-t i cili është shprehur se kur Buffon është mirë fizikisht, nuk mund të lihet në pankinë, kuptojmë se në ndeshjen kundër Fiorentinës, Gigi do të rimarri vendin e titullarit. /fcjuventus-news/