12 prill 2011

Lippi: “Juves i duhet Champions, Buffon nuk duhet të largohet”


Ish-trajneri i Juventusit Marcello Lippi, që sot feston ditëlindjen, ka dhënë një intervistë të shkurtër për Radio Sportiva ku është shprehur:

“Shoh pak veten time tek Allegri, kur shkova nga Napoli tek Juventus kisha të njejtën bindje dhe entuziazëm. Edhe Mazzarri është shumë i përgatitur, dhe tashmë ka treguar më së miri se cfarë di të bëjë dhe Napoli bën mirë që beson tek Scudetto sepse mund të ndodhi cdo gjë deri në fund”

Nuk harron të shpenzojë disa fjalë edhe për Juven e tij:

“Juventusi ka nevojë të hyjë në Champions League, por nuk do të jetë e lehtë. Buffon nuk duhet të largohet nga Juventusi sepse ekipi që po ndërtohet ka nevojë për kampionë të mëdhenj” /fcjuventus-news/