12 prill 2011

Del Piero: “Do të jem gati kundër Fiorentinës”


“Programi im i rekuperimit po vazhdon mirë dhe do të jem gati për transfertën e vështirë kundër Fiorentinës”.

Duket se pas vuajtjeve nga tribuna, kapiteni legjendar do të jetë përsëri në fushën e lojës së bashku me shokët e skuadrës. Sidoqoftë, kapiteni bardhezi nuk e ka nisur akoma stërvitjen në fushë.

Nga ana tjetër, Gigi Buffon është stërvitur me shokët dhe pritet që të dielën të jetë përsëri titullar. /fcjuventus-news/