06 prill 2011

Bonuçi: "Fitorja në Romë na ka rigjeneruar"


"Mund të themi fjalën tonë, mbi të gjitha në kundërsulm kemi mundësi të mira për të bërë keq". Me këto fjalë, që janë shprehur në një emision për "Juventus Channel", Leonardo Bonuci ka qenë një profet i mirë. Të dielën në mbrëmje, Juventusi ka mundur Romën, duke shfrytëzuar pikërisht kundërsulmet. Por edhe falë kompaktësisë në mbrojtje, një tjetër element shumë fondamental që ishte përmendur në prag ndeshje nga qendër mbrojtësi i ri juventin.

Bonuci ka komentuar suksesin në Olimpiko nëpërmjet faqes së tij në internet. "Një fitore prestigjioze ishte pikërisht ajo që duhej për të na ringritur moralin e skuadrës në nivelet më të larta. Kemi luftuar minutë për minutë pa ndërprerje. Edhe se kundërshtarët tanë kanë qenë shumë të rrezikshëm, sidomos në pjesën e parë, kemi arritur të mbajmë mirë fushën për të dalë më pas në një nivel më të lartë në pjesën e dytë. Rezultati është gjithsesi prova që, kur ekziston përqendrimi maksimal në fushën e lojës, Juventusi di të jetë një skuadër që dhuron paraqitje të shkëlqyera".

Një mendim për fitoren në Romë, por më pas menjëherë shikimi drejtohet te ndeshjet e ardhshme. Duke filluar nga ajo e të dielës në drekë ndaj Xhenovas, kjo na jep një tjetër shtytje për të ardhmen, përfundon Leonardo dhe mbi të gjitha bën që të mbeten përsëri të hapura të gjitha shanset për në Europë, për të cilën vazhdojmë të aspirojmë me të gjithë forcën tonë, të paktën deri në momentin që matematika nuk do të jetë kundër nesh.

Tani, ndërkohë duhet të rezervojmë përqendrimin tonë për ndeshjen e ardhshme, duke ditur që kundërshtarët tanë nuk do të na falin asgjë, por edhe që ne do të bëjmë gjithçka për të marrë në shtëpi tre pikët".
/JUVENEWS.TK/