12 prill 2011

Markizio: "Lëreni qetë Del Nerin që të punojë"


Juventusi ka arritur të kalojë disi momentin e vështirë dhe Klaudio Markizio kërkon që t'i jepet shumë besim mbi të gjitha trajnerit Luixhi Del Neri. Të paktën deri në muajin qershor. "Mendoj, që gjëja më e rëndësishme është që të favorizohet trajneri për të qendruar i qetë deri në fund të sezonit, sepse skuadra është me të, ka qenë gjithmonë dhe gjëja më e rëndësishme është të kërkohet të mbyllet në mënyrë ky kampionat me të në drejtim.

Më pas, shoqëria do të ketë mundësi të marrë vendimet e saj", është shprehur Klaudio Markizio. Bardhezinjtë janë rikthyer në garë për një vend në Champions Ligë, por ky rikthim ka ndodhur në shumë momente të sezonit, por gjithmonë më pas ka ndodhur një rrëzim në disa ndeshje pasardhëse: "Gjëja më e rëndësishme është të mendohet për ndeshjet tona; ne duhet të kërkojmë t'i fitojmë të gjitha ndeshjet për të shpresuar te vendi 4. Më pas është edhe e vërtetë që Roma, Lacio, Udinese kanë edhe ndeshje jo shumë të lehta, kanë edhe përplasje direkte ndërmjet tyre.

Gjithçka mund të ndodhë nga ky moment e deri në përfundim, duhet të shikojmë". Markizio ka parë te mbërritja e sulmuesit Alesandro Matri një prej motive që kanë sjellë rilindjen e Juventusit në këtë moment. "Mendoj, që ai ka sjellë një besim më të madh te të gjithë ne në skuadër, ka shpjeguar mesfushori bardhezi, sepse ka mbërritur në një moment aspak të lehtë për ne. Fakti që është zhbllokuar menjëherë me fanelën e Juventusit ka qenë shumë e rëndësishme, goli kundër Interit i ka dhënë sigurisht më shumë besim atij, por edhe të gjithë ne të tjerëve në skuadër".

Klaudio Markizio në vazhdim të komentit të tij, ka dalë nga ambjenti juventin dhe ka folur për trajnerë dhe për Mario Balotelin: "Mendoj, se në këto vitet e fundit ka ndryshuar sjellja e trajnerëve që në fund të fundit janë ato që hedhin skuadrën në fushën e lojës. Kërkohet, edhe në shtëpinë e Milanit, Interit dhe Juventusit, të sigurohet mbi gjithçka rezultati në ndeshje. Mendoj se, trajnerët kanë ndryshuar në këtë sens: nuk fshihen në module super mbrojtëse për të kërkuar të mos pësojnë gola".

Përsa i përket situatës së ndërlikuar që është duke kaluar 'SuperMario', ai është shprehur: "Bie gjithmonë në të njëjtat gjëra, mëkati është ky. Duhet të kuptoj që ka një talent shumë të madh që mund të jetë i rëndësishëm jo vetëm për Manchester Sitin ku luan çdo javë, por edhe për ne, për skuadrën kombëtare italiane. Kjo mendoj se duhet të kuptohet sa më shpejt të jetë e mundur, sepse ai është i ri dhe mund të japë shumë".
/JUVENEWS.TK/