14 prill 2011

Agjenti i Chiellini:” Juvja nuk do të lejojë kurrë largimin e tij”


Dihet tashmë që për Giorgio-n po interesohen klube të mëdha si Real Madrid dhe kjo zgjat prej shumë kohësh. Duke u qëndruar deklaratave të agjentit të Chiellini-t, Davide Lippi, gjatë ndërhyrjes në Radio Kiss Kiss Napoli, vështirë se Chiellini do të largohet nga Juventusi:

“Po shkoj ta takoj në Torino se është i dëmtuar. Nuk është momenti për të folur për merkato, sepse kemi akoma 1 muaj kampionat dhe duhet të vlerësojmë shumë gjëra. Juventusi nuk është e gatshme të lejojë largimin e një kampioni si ai. Po mendojmë në rekuperimin sa më të shpejtë të tij, në mënyrë që të ndihmojë trajnerin dhe shokët që të arrijnë objektivin Champions. /fcjuventus-news/