01 shkurt 2010

Zyrtare: Diago huazohet sërish

Vëllai i Kaka, Digao, është huazuar nga Milani te skuadra nga Serie B, Crotone, ku do të qëndrojë deri në fund të sezonit aktual.
“Crotone njofton se ka siguruar shërbimet e Rodrigo Digaos nga Milani dhe ai vjen në formë huazimi me mundësinë e blerjes së gjysmës së kartonit”, shkruan në komunikatën zyrtare të Crotones.
Digao u huazua sezonin e kaluar te Lecce, ku duhej të qëndronte deri në qershor të këtij viti, mirëpo marrëveshja u shfuqizua dhe ai u kthye te Rossonerët, për t’u huazuar tash sërish në Serie B