05 prill 2011

Suspendohet Igli Tare

Romë, 5 prill – Pas ndeshjes në mes Napolit dhe Lazio (4-3) që u zhvillua ditën e diel, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare nuk ka mundur ta përmbaj vetën dhe është përfshirë në “tollovinë” që u shkaktua në korridoret e stadiumit.

Mësohet së Tare ka kërcënuar dhe fyer gjyqtarët e ndeshjes, dhe kjo i ka kushtuar shqiptarit, pasi komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Italisë ka vendosur që të suspendoj Igli Taren deri më 2 maj.
/JUVENEWS.TK/