11 prill 2011

Marchisio shpreson për Ligën e Kampionëve


Mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio, beson se skuadra e tij ka gjasa që ta zë vendin e katërt këtë sezon dhe të sigurojë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Pas fitores prej 3-2 kundër Genoas, bardhezinjtë gjendet gjashtë pikë pas vendit të katërt që tash e mban Lazio, ndërsa kanë mbetur edhe gjashtë xhiro për t’u zhvilluar.

“Më e rëndësishmja është që të mendojmë për ndeshjet tona, duhet t’i fitojmë të gjitha dhe të shpresojmë për vendin e katërt”.

“Roma, Lazio dhe Udinese, të gjithë kanë ndeshje të vështira para tyre, prandaj duhet të shohim se çfarë do të ndodhë”.

“Është me rëndësi ta lëmë Del Nerin të punojë me qetësi deri në fund të sezonit. Ekipi është pas tij dhe gjithmonë ka qenë, ndërsa më e rëndësishmja është që ta mbyllim sezonin mirë me Del Nerin”, ka thënë 25-vjeçari për Radio Monte Carlo.
/JUVENEWS.TK/