14 prill 2011

Juventusi kërkon Fernandon e Portos


Gjiganti italian Juventus është vënë në kërkim të mesfushorit brazilian të Portos, Fernando, njofton Il Corriere dello Sport.

Mesfushori ka shfaqur paraqitje fantastike për skuadrën portugeze pas sezonit të tretë në Do Dragao, ndërsa kjo nuk ka kaluar pa u vërejtur nga drejtuesit e Juventusit, të cilët duan të ndryshojnë politikat shpenzuese.

Besohet se me Fernandon së bashku te Zonja e Vjetër do të aterojë edhe super strategu Andres Villas Boas, edhe ky trajner i Portos, i cili ndryshe quhet ‘Jose Mourinho i dytë’.
/JUVENEWS.TK/