11 prill 2011

Aquilani, qëndrimi te Juve më i mundshëm


Agjenti i Alberto Aquilanit, Franco Zavaglia, ka deklaruar se gjasat janë më të mëdha që mesfushori italian ta vazhdojë karrierën te Juventusi sesa të kthehet te Liverpooli.

Komentet e tij vijnë vetëm një ditë pasi drejtori gjeneral i Juves, Giuseppe Marotta, tha se bardhezinjtë do të bisedojnë me drejtuesit e ‘Të Kuqve’ për ta mbajtur lojtarin në Torino.

“Dëshira e lojtarit është e qartë. Ai dëshiron të qëndrojë në Itali, por nëse kthehet në Angli, edhe atëherë nuk do të ketë probleme”, ka thënë Zavaglia, sipas Sky Sport Italia.
/JUVENEWS.TK/