12 prill 2011

Marotta: “Besojmë tek Champions”

“Distanca nga vendi i katërt është e madhe por kemi detyrën që të besojmë. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe realist. Tifozët juventinë janë kërkues me të drejtë sepse janë mësuar që të luftojnë për objektiva të rëndësishëm. Këto vite nuk kanë marr kënaqësitë që prisnin.

Del Neri ka bërë një punë shumë të mirë duke i dhënë identitet një grupi të ri, mes mijëra vështirësive, shumë dëmtimeve. Në këtë kampionat janë ndërruar 13 trajnerë, kurse ne na kanë akuzuar se nuk kemi ndërruar trajner kur rezultatet ishin negative. Ishim të ndërgjegjshëm që përgjegjësia nuk ishte e trajnerit dhe tani dkemi rekuperuar pikë në klasifikim."

"Sidoqoftë, është krijuar një skuadër me 14 elementë të ri, ndërsa skuadra të tjera që gjenden para nesh, si Napoli, janë krijuar ndër vite. Duhet durim dhe kohe për të ndërtuar, nëse nuk vjen ndonjë Abramovich i rradhës. Kjo përsëri do të binte ndesh me fair play-n financiar dhe nuk është e thënë që kush shpenzon shumë fiton shumë”. – përfundoi Marotta. /fcjuventus-news/