13 qershor 2009
Trajneri i Flamengos kërcënon sulmuesin Adriano
Sulmuesi Adriano ka filluar të bëhet sërish protagonist në Brazil me sjelljet e tij jo profesionale. Ish-futbollisti i Interit e ka nxehur shumë trajnerin e Flamengos, i cili ia bën të qartë vendin lojtarit nëse nuk stërvitet rregullisht.“Nuk kam ndërmend të toleroj asnjë sjellje të këtij lloji. Kush vonohet, ose nuk vjen në stërvitje, nuk luan më në skuadrën që unë drejtoj”, kërcënon trajneri i Flamengos, Cuca. “Ndryshe nga Ronaldo apo Romario që zotëronin teknikë, Adriano është një lojtar force. Ai duhet të jetë në gjendje të mirë fizike për të dhënë maksimumin në fushë. Ka nevojë të punojë dhe të stërvitet më shumë se kushdo tjetër. Si mund të luash mirë me një thes sheqeri 5 kg më shumë?”, përfundon Cuca.