28 qershor 2009

Markizio s’lëviz, Markioni drejt Sampit ose Fiores

Klaudio Markizio do të qëndrojë në Torino, pavarësisht kërkesës së fundit të Udinezes për të bërë të sajin talentin juventin, në këmbim të të cilit është e gatshme të lërë të lirë fantazistin Gaetano D’Agostino, që i pëlqen aq shumë “Zonjës së Vjetër”. Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga menaxheri i tij, Leonarod Korsi. Ndërkohë, për mesfushorin tjetër bardhezi, Marko Markioni, Fiorentina është gati të plotësojë kërkesat e Juventusit. “Lojtari na pëlqen shumë, plus që në Firence do të ishte i mirëpritur”, deklaroi Pantaleo Korvino, drejtori sportiv i klubit vjollcë. Për Markionin, interesohet gjithashtu edhe klubi i Sampdorias.