29 qershor 2009

Milan interesohet për Huntelaar

Mediat italiane përcjellin lajmin se sulmuesi i Real Madridit, Klaas-Jan Huntelaar, është emri i ri në listën e dëshirave të Milanit.
Rosonerët janë në kërkim të një përforcimi të ri në sulm dhe golashënuesi më i mirë i Bundesligës për sezonin e kaluar, Edin Dzeko, është i pari në listën e dëshirave të klubit italian.Por Wolfsburgu nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e sulmuesit boshnjak, për të cilin shkak edhe Dzeko pranoi se nuk do të kalojë në Milan.Milani pohoi se është në kontakt me Arsenalin për të transferuar Adebayor, ndërsa një cak tjetër i rosonerëve është edhe golashënuesi më i mirë i Kupës së Konfederatave, Luis Fabiano.Por, sipas Corriere dello Sport, nëse Milani nuk arrin as te shërbimet e ndonjërit prej emrave të sipërm, do të mundohet të sjellë sjell në San Siro Klaas-Jan Huntelaar.Real Madridi për holandezin pagoi 25 milionë euro për ta transferuar nga Ajaxi, por ai nuk arriti të gjendet mirë në klubin mbretëror, ndërsa duket se nuk bën pjesë as në planet e presidentit të ri Florentino Perez.