29 qershor 2009

Laporta: City ka bërë ofertë monstruoze për Eto’o

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka pranuar se Manchester City ka bërë një ofertë monstruoze për sulmuesin Samuel Eto’o.
Çështja e kamerunasit mbetet e pazgjidhur, ndërsa Laporta ka thënë për “Sky Sports News”, se pasanikët nga Liga Premier kanë bërë një ofertë të cilën nuk do të mund ta refuzojë Eto’o. Sipas Laportas, nëse Eto’o kalon te City ai do të bëhet lojtari më i paguar në botë. “Ka filluar të kuptohet se ia kanë bërë një ofertë monstruoze. Ai dëshiron të qëndrojë, mirëpo një ofertë të tillë është vështirë ta refuzosh. Nëse Eto’o e pranon këtë ofertë stratosferike, atëherë ne duhet ta sjellim ndonjë sulmues tjetër”, ka thënë Laporta.