28 qershor 2009

Huntelarin dhe 20 mln euro për Benzemanë

Florentino Perez nuk di të ndalet. Vazhdon të mendojë për merkaton. Këtë herë ka shënjestruar sulmuesin e Lionit, Karim Benzema. Edhe vetë drejtuesit e klubit francez e kanë pranuar që kanë nisur bisedimet me madrilenët. Oferta e Perezit mendohet të ketë qenë pikërisht 20 milionë euro dhe kartonin e holandezit Klas-Jan Huntelar, i cili është vlerësuar 20 milionë euro. Media franceze bën të ditur se kjo ofertë nuk e ka joshur presidentin e Lionit, pasi atij i interesojnë më shumë paratë. Gjithsesi, përflitet se në ditët në vazhdim do arrihet një marrëveshje mes dy palëve dhe Benzema do jetë një nga blerjet e bujshme të Perezit në merkaton e kësaj vere.