29 qershor 2009

Berlusconi: Pirlo sjell para

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, dëshiron ta shesë Andrea Pirlon pas interesimit serioz të Chelseat.
“Corriere della Sera” njofton se Berlusconi i ka thënë zëvendësit të tij, Adriano Galliani, që të rihapë bisedimet me Blutë për shitjen e mesfushorit italian. Sipas presidentet të Rossonerëve, Pirlo është një lojtar nga i cili mund të nxjerrin para dhe kjo është arsyeja kryesore që ai dëshiron ta shesë. Ndërkohë ish-trajneri i Milanit, aktualisht trajner i Chelseat, Carlo Ancelotti, është shumë i interesuar që të punojë serosh me Pirlon.