29 qershor 2009

Maicon: Dua të mbetem në Inter

Mbrojtësi i Interit, Douglas Maicon, thotë se ende nuk di asgjë për të ardhmen e tij, por ka shtuar se dëshiron që edhe sezonin e ardhshëm të luajë në Giuseppe Meazza.
Mbrojtësi i djathtë së fundi ishte i angazhuar me kombëtaren e Brazilit, me të cilën mbrëmë triumfoi në finalen e Kupës së Konfederatave, duke mposhtur SHBA-në me rezultat 3-2.“E ardhmja ime? Nuk di asgjë, ndoshta nesër do të ketë lajme të reja. Unë dua të mbeten në Inter, siç kam thënë disa herë dhe jam i kënaqur që luaj për këtë ekip”, ka thënë Maicon.“Nëse ata i shohin paraqitjet e mia në Kupën e Konfederatave dhe dëshirojnë të më shpërblejnë, unë do të jem më se i kënaqur. Do të arrinim marrëveshje pa ndonjë problem”, ka shtuar braziliani.