28 qershor 2009

Ozil “prezanton” Diegon: Një kampion dhe lider

“Juventusi ka blerë një lojtar madhështor. Diego është një kampion i padiskutueshëm, një lider në fushën e lojës dhe padyshim që me kalimin e viteve do të shndërrohet në një nga lojtarët më të mirë në botë”. Mesut Ozil, fantazisti i Verder Bremenit, ish-shok skuadre me brazilianin e Juventusit, thur elozhe për 24-vjeçarin. Futbollisti i përfaqësueses gjermane U-21 duartroket gjithashtu edhe klubin torinez që besoi deri në fund për blerjen e tij: “Drejtuesit e Juventusit kanë bërë një blerje të goditur, pasi Diego është ai lloj futbollisti që di të bëjë çdo në fushë, madje shumë shpesh veprimet e tij me topin janë mahnitëse, - thekson Mesut Ozil, i cili në të ardhmen ëndërron të luajë sërish përkrah Diegos, pse jo në klubin bardhezi. – Për momentin Verderi është skuadra e duhur për mua, kështu që nuk kam ndërmend të kërkoj asgjë më tepër. Por nuk e fsheh se do ishte shumë bukur sikur në të ardhmen të ribashkohesha me Diegon, pse jo te Juventusi”.