28 qershor 2009

“E prisja transferimin tim te madrilenët”

Mbrojtësi Raul Albiol, i cili zyrtarizoi transferimin e tij te Reali i Madridit të mërkurën në mbrëmje, është shprehur shumë i lumtur nga një lëvizje e tillë, por ka pranuar gjithashtu se e dinte prej disa ditësh që do arrihej një marrëveshje. “Jam shumë i lumtur të jem pjesë e një Reali të mbushur me yje. Jam gati të meritoj një vend si titullar, pasi kjo nënkupton që je pjesë e më të mirëve. Në fakt, unë e dija prej disa ditësh që Reali do arrinte një marrëveshje për mua. Drejtuesit e klubit madrilen i komunikuan menaxherit tim që ishin të interesuar dhe për ta, kaq mjafton. Janë të aftë të blejnë çdo lojtar”, tha Albioli, kartoni i të cilit kushtoi 15 milionë euro.