29 qershor 2009

Barca: Fitorja kundër Realit trofe në vete

Fitoren prej 6-2 kundër Real Madridit në Santiago Bernabeu, Barcelona e konsideron si trofe në vete.
Sipas “Sport”, presidenti i katalunasve, Joan Laporta, do t’i shpërblejë lojtarët e tij me një bonus prej katër milionë eurosh, që do të thotë nga 200.000 euro për secilin nga 25 lojtarët e skuadrës. Veç kësaj Laporta u kishte premtuar lojtarëve edhe tre milionë euro nëse arrijnë në finale të Ligës së Kampionëve, dhe një milion të tjera nëse e fitojnë Kupën e Mbretit. Kjo do të thotë se Blaugranët duhet të shpenzojnë tetë milionë euro për të paguar bonuset e premtuara ndaj lojtarëve, të cilët në sezonin 2008/2009 fituan të gjitha trofetë e mundshme (La Ligan, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit).