28 qershor 2009
Drejtuesit i japin ultimatum kuqezinjve për Ali Cisokhon
“Është e pamundur të pranosh huazimin e Ali Cisokhos, kur edhe mjeku i Milanit ka pranuar se problemi i dhëmbëve është i kurueshëm. Kushtet e klubit italian janë ta papranueshme ndaj është e kotë që të vazhdojnë të tallen me ne. Në këtë mënyrë, Ali Cisokho do largohet nga Porto vetëm nëse Milani jep 15 milionë euro. Nuk kemi ndërmend ta largojmë futbollistin francez as për një euro më pak”. Fjalë të ashpra dhe të qarta këto të presidentit të Portos, Pinto da Costa, në drejtim të klubit me më shumë tituj të fituar në botë. Presidenti i klubit portugez me këtë deklaratë për të përditshmen sportive “Iol Diario”, vendos administratorin e Milanit, Adriano Galiani, me shpatulla pas murit. Padyshim që vullneti i Cisokhos mund të influencojë shumë në transferimin e tij, por klubi portugez dëshiron të “vendosë pikat mbi i”, duke i bërë të ditur Milanit kushtin e vetëm për blerjen e franko-senegalezit.