28 qershor 2009

Abate kthehet në “Milanelo” për 2.2 mln €

Klubi i Silvio Berluskonit më në fund ka bërë blerjen e parë për këtë sezon. Injacio Abate, tashmë është një futbollist i Milanit. Klubi kuqezi ka blerë edhe gjysmën e kartonit të mesfushorit 22- vjeçar nga klubi i Torinos, që i ka kushtuar Milanit 2.2 milionë euro. Injacio Abate me Torinon ka luajtur 25 ndeshje, gjatë të cilave ka shënuar vetëm një gol. Mesfushori i majtë kthehet më në fund në klubin në të cilin është rritur, pas huazimeve të shumta te Napoli, Sampdoria dhe Empoli. Ndërkohë, nga kampi kuqezi përflitet gjithashtu se Abate plus një shumë të konsiderueshme eurosh mund t’i ofrohet Fiorentinës për brazilianin Filipe Melo.