28 qershor 2009
Braziliani, jo Torinos për Premier Ligën
Deri pak javë më parë, mesfushori me tipare sulmuese, Dentinjo, ishte shprehur i ekzaltuar nga ideja se mund t’i bashkohej Juventusit në sezonin e ri, por tani duket se çdo gjë ka ndryshuar. Braziliani kërkon një aventurë në Premier Ligën angleze, duke i dhënë kështu lamtumirën idesë së një transferimi në Torino. “Dentinjo kërkon të luajë në Premier Ligë, sepse është i bindur që publiku do ta adhurojë si rrjedhojë e talentit të jashtëzakonshëm që ka. Futbollistët me cilësitë e tij janë të paktë në qarkullim dhe sigurisht që ai do të ishte një kampion më shumë për kampionatin anglez”, thotë menaxheri i tij, Grimaldi.