28 qershor 2009
Zyrtarizohen dy blerje të reja
Trajneri Markus Babel po mundohet të formojë një skuadër sa më cilësore për sezonin e ardhshëm. Në fakt, ai ka arritur të jetë mjaft aktivë në merkato dhe për më tepër, dëshiron të zëvendësojë të larguarit, mes të cilëve edhe sulmuesin Mario Gomez. Ditën e djeshme, Shtutgarti ka zyrtarizuar dy përforcime të reja. I pari është mbrojtësi i Karlsruhe, Stefani Celozi. Ai ka firmosur një kontratë deri në vitin 2012 me klubin. Ndërkohë, blerja tjetër është mesfushori Matias Shvarz. Ky i fundit ka ardhur nga skuadra e Bundeligës 2, Ingolstadi, dhe ka firmosur deri në vitin 2011. Në fakt, Babel ka deklaruar se do të ketë edhe disa përforcime të tjera, pasi ka në dispozicion një buxhet të mjaftueshëm.