28 qershor 2009
Për Nojerin duhen 20 milionë euro
Bajerni i Mynihut vazhdon të jetë në kërkim të një portieri cilësor. Deri tani kanë qenë të shumtë emrat që janë përmendur, por kandidatura kryesore ka qenë pikërisht ajo e portierit të Shalkes, Manuel Nojer. Edhe trajneri i ri, Luis van Gal, kishte dhënë miratimin për të bërë një ofertë për të. Gjithsesi, duket se nuk do jetë aq e lehtë, për të mos thënë e pamundur. Buxheti i bavarezëve për të blerë një portier është caktuar deri në dhjetë milionë euro, por drejtuesit e Shalkes kanë vendosur një çmim shumë të lartë për yllin e tyre. Ata kanë bërë të ditur se, cilido klub që është i interesuar për të marrë shërbimet e Nojerit, duhet të bëjë gati një ofertë prej 20 milionë eurosh.