29 qershor 2009

Alonso: Nuk është i pamundur kalimi te Reali

Xabi Alonso ka shpjeguar se ekziston mundësia që të largohet nga Liverpooli gjatë këtij afati kalimtar, ndërsa destinacioni i tij i radhës mund të jetë Real Madridi.
“Nuk ia kam mbyllur derën askujt, prandaj duhet të presim se çfarë do të ndodhë”. “Është gjithmonë pozitive kur skuadra të ndryshme të dëshirojnë. Kjo është shumë më mirë sesa kur askush nuk interesohet për ty”. “E di se duhet të vazhdoj të luaj mirë dhe pastaj do të vendosi se çfarë do të bëj nëse vjen ndonjë ofertë”. “Nuk mendoj se kalimi te Real Madridi është i pamundur, mirëpo nuk do të më pengonte edhe po të mbetesha te Liverpooli”, ka thënë mesfushori spanjoll.