29 qershor 2009

Scolari: Ronaldinho duhet të humbë në peshë

Ish-trajneri i kombëtares së Brazilit, Luiz Felipe Scolari, thotë se Ronaldinho duhet të humbë në peshë për të pasur sukses në Milan.
“Nuk e di nëse ai do të mund të rikthehet në kombëtare. Por, me largimin e Kaka, është një mundësi e mirë për të tregojë se mund ta udhëheqë ekipin”, ka thënë Scolari.“Por, ai ka nevojë të humbë katër ose pesë kilogramë, dhe duhet të përpiqet në maksimum ta rikthejë në kahe të duhur karrierën e tij”, ka shtuar trajneri brazilian.