30 qershor 2009

ZYRTARE: Interi nënshkruan me Militon

Diego Milito ka kompletuar transferimin nga Genoa te kampioni i Italisë, Inter.
Marrëveshja është arritur qe një kohë të gjatë, mirëpo të hënën mbrëma është zyrtarizuar kalimi i argjentinasit te Nerazzurët, me të cilët ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2013. Njëkohësisht, Robert Acquafresca ka kaluar në drejtim të kundërt, ndërsa pritet që mesfushori i Genoas, Thiago Motta, po ashtu ta vesh fanellën zikaltër këtë sezon.