28 qershor 2009

“Mund të bëjmë ofertë edhe për lojtarët e Barçës”

Drejtori sportiv, Horge Valdano, ka deklaruar se nëse dëshirojnë një futbollist të një klubi rival, nuk do ngurojnë të bëjnë ofertën e tyre, pasi janë të bindur që paraja mund të bindë çdo president. “Nuk mendoj se është diçka e arsyeshme që Barcelona, ose Atletiko e Madridit të mos pranojë një ofertë joshëse, që ne mund të bëjmë për një nga lojtarët e tyre. Sot paraja vendos për çdo gjë dhe jam i bindur që nuk do të ekzistojë koncepti i rivalitetit jashtë fushës së lojës. Nëse ne do jemi të interesuar për një futbollist të një ekipi kundërshtar, do bëjmë ofertë”, ka thënë Horge Valdani, duke iu kundërpërgjigjur kështu deklaratave të Laportës, i cili nuk shet asnjë futbollist te Reali.