28 qershor 2009
Poulsen refuzon 4 mln € në sezon të Fenerbahçes
Kur pritej që çdo gjë të përfundonte me sukses në ditën e djeshme, Kristian Poulsen ka refuzuar ofertën faraonike të klubit turk të Fenerbahçes. Mesfushori danez i skuadrës së Juventusit ishte i shumëkërkuar nga trajneri gjerman, Kristof Daum, që sapo është emëruar në krye të pankinës së Fenerbahçes. Për biondin e “Zonjës së Vjetër” dhe Kombëtares daneze, turqit kanë paraqitur një ofertë zyrtare me një vlerë prej 4 milionë eurosh në sezon, të paktën për tri vitet e ardhshme, e cila është refuzuar kategorikisht nga vetë futbollisti. “E falënderoj Fenerbahçen, por dua të qëndroj tek Juventusi”.