29 qershor 2009

Thiago Motta: Në Inter për Ligën e Kampionëve

Mesfushori braziliani Thiago Motta, thotë se ka ndërruar Genoan për Interin me synimin të fitojë trofeun më të prestigjioz në Evropë, Ligën e Kampionëve.
Pas sezonit të shkëlqyeshëm me Genoan, Thiago Motta, së bashku me shokun tjetër të skuadrës, Diego Milito, do të luajnë për Interin në sezonin e ardhshëm.“Është e vërtetë, dua ta fitoj Ligën e Kampionëve përsëri, dhe për këtë arsyeje morra guxim të largohem nga Valencia. Më pëlqeu shumë Genoa, por kam vendosur qëllime të caktuara dhe duhej të provoj t’i realizoj”, ka thënë Motta.