28 qershor 2009

“Milan, Andre Santos është i duhuri për ty”

Milani këmbëngul për mbrojtësin Andre Santosin. Ky lajm vjen nga Brazili dhe gjen konfirmim edhe në Itali. Mbi interesimin e kuqezinjve për mbrojtësin e majtë brazilian të Kombëtares flet edhe menaxheri i tij: “Po, është e vërtetë që Adriano Galiani është i interesuar për Santosin, por i takon Korinthiasit të vendosë. Kartoni i Santos kushton 25-30 milionë euro, por sipas meje edhe me 20 milionë mund të mbyllet gjithçka. I këshilloj Milanit të veprojë menjëherë, sepse janë të shumta klubet e interesuara për të”. Ndërkaq, menaxheri i FIFAs, Mariano Grimaldi, ditë më parë kishte pohuar se Andre Santos kushton jo më shumë se 10 milionë euro.