30 qershor 2009

Roma dëshiron ta mbajë Vucinic

Agjenti i sulmuesit të Romës, Mirko Vucinic, ka thënë ekipi italian dëshiron ta mbajë në radhët e veta malaziasin.
Mediat angleze sot shkruan se Manchester United dhe Tottenham ishin vërtet të interesuar për të transferuar Mirko Vucinic, por agjenti i tij thotë se ende askush nuk ka vënë kontakt me të dhe shton se Roma dëshiron ta mbajë atë. “Mirko dëshiron të qëndrojë në Roma. Ai e ka rinovuar marrëveshjen, është i lumtur në klub, klubi është i kënaqur me të dhe për momentin nuk ka arsye pse ai të largohet nga klubi”, ka thënë agjenti. “Mua klubi kurrë nuk më ka thënë asgjë, përveçse dëshiron t’i mbajë të gjithë lojtarët e rëndësishëm, përfshirë këtu edhe Vucinic”, ka shtuar ai më tej.