Lotito: Nedved një ëndërr, Kolarov e Matuzalem qëndrojnë
“Pavel Nedved te Lacio? Unë habitem nga ato çfarë shkruajnë gazetat, por e vërteta është se nuk e kam takuar kurrë Pavelin gjatë kësaj periudhe. Gjithsesi, ai është një lojtar që ka shkruar historinë e këtij klubi dhe do të ishte një ëndërr sikur të bashkohej me ne. Kolarov dhe Matuzalem? Kolarov padyshim që do të jetë me ne edhe vitin e ardhshëm, sepse për mua është i pashitshëm, ndërkohë që edhe Matuzalemin do ta bindim të qëndrojë”, deklaron presidenti i Lacios, Klaudio Lotito.