13 qershor 2009
Duel Inter-Manchester për Benzema
E ardhmja e Karim Benzema mund të jetë zi dhe kaltër. Sipas të përditshmes lioneze ‘Le Progres’, Massimo Moratti është i gatshëm të derdhë në arkat e skuadrës franceze 40 milionë euro për të marrë shërbimet e tij. Interi, megjithatë, duhet të mposhtë konkurencën e Manchester United që e sheh Benzema si zëvendësuesin e denjë të Cristiano Ronaldos. Moratti e Mourinho besojnë fort në talentin francez, aq sa konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Zlatan Ibrahimovic. Ylli suedez është gjithnjë e më pranë ekipit të Barcelonës megjithëse Mou deklaroi për mediat se Zlatan do të qëndronte.