13 qershor 2009
Blater: Ronaldo si Pikaso
Sikundër nuk pritej aspak, Jozef Blater, presidenti i i FIFA-s, duartroket blerjen më të shtrenjtë të të gjitha kohërave të futbollit, kalimin e Kristiano Ronaldos nga Manchester United te Reali i Madridit për shumën e çmendur prej 94 milionë eurosh, e sidomos në këtë krizë globale ekonomike. Blater shfaqet kundër rrymës së gjithëve që e patën cilësuar si joetike dhe çmenduri këtë merkato të Florentino Perezit. “Gjendemi në mes të një krize ekonomike, por futbolli ka nevojë për yje”, tha Blater duke bërë më pas një krahasim me pikturat e Pikasos. “Çfarë ndodh me një pikturë të tij? Fshihet dhe varet në ndonjë muze. Ndërsa një lojtar mund ta admirosh dy herë në javë në stadium”. Pastaj vjen edhe një krahasim me rrokstarët: “Rrokstarët i fitojnë shuma të tilla ndërkohë që në koncerte dëgjohen vetëm 90 minuta playback”, shtoi Blater duke mbrojtur merkaton e blerjeve spektakolare.