28 qershor 2009
“Djalli” nis interesimin për Melon
Drejtuesit e Milanit dhe të Fioretinës janë takuar dje në fshehtësi të madhe në Hotel “Auriga” në Milano. Gjatë këtij takimi drejtori teknik vjollcë, Pantaleo Korvino, dhe ai kuqezi, Ariedo Braida, kanë biseduar për të ardhmen e mesfushorit brazilian, Filipe Melo, i cili pëlqehet shumë nga trajneri i ri i kuqezinjve, Leonardo. Klubi i Milanit gëzon një raport të mirë me atë vjollcë dhe si rrjedhojë mund të gjejnë gjuhën e përbashkët shumë shpejt. Milani interesohet për futbollistin e “Seleçaos”, duke parë interesimin e Çelsit për Pirlon. Megjithatë, deri tani asgjë nuk është konkretizuar mbi mundësinë e transferimit të Felipe Melos në “Milanelo”.