15 qershor 2009
Seko: Na pëlqejnë Groso dhe Dosena
Në një intervistë për një radio italiane drejtori sportiv i Juventusit, Alesio Seko, ka analizuar situatën në merkaton e Juventusit, duke pranuar disa negociata dhe duke i dhënë fund zërave në lidhje me të tjera. Si ajo që kishte të bënte me mbrojësine Shtutgartit, Tashi: “E kemi ndjekur dy muaj më parë, tani nuk na intereson më - ka thënë Seko - ndërsa interesimi për Groson dhe Dosenën ekziston”. Në lidhje me Markionin: “Mund të mos gjejë hapësira. Ka mundësi që të largohet, - ka vazhduar drejtuesi juventin - duke parë se do të ndryshojmë skemën e lojës. Do të luajmë me rombin dhe një lojtar i aftë në lojën e krahëve si Markioni mund të mos gjejë hapësira. Juventusi nuk largon njeri, por nëse lojtari do të gjente një zgjidhje për të luajtur më shumë ne do ta merrnim në konsideratë ofertën”. Eshtë prekur edhe çështja Krishito, për të cilën priten lëvizjet e Xhenoas. “Nuk po zhvillohet asnjë negociatë, po presim të kuptojmë nëse Xhenoa do ta blejë përfundimisht lojtarin, duke parë se kanë kohë deri më 25 qershor”. Në fund shpjegimi për “braktisjen” e Tashit: “Pasi kemi marrë Kanavaron nuk ka qenë më pjesë e objektivave tanë”, ka thënë Seko.