15 qershor 2009

Bufon kritikon “çmenduritë” e Realit

Xhixhi Bufon është kundër shumave të mëdha, si ajo që Reali ka shpenzuar për Kristiano Ronaldon: “Jam i kënaqur me kujdesin që tregojnë klubet italiane. Eshtë e vërtetë, edhe për mua u shpenzuan 100 miliard lireta, por në jetë njeriu duhet të përshtatet me situatën: ato ishin ditë mirëqënieje. Tani jemi në krizë”, ka thënë ai. Më pas portieri i Juventusit dhe i Italisë ka vazhduar: “Pranoj se ndihem në siklet”. Kështu, numri 1 i bardhezinjve ka bërë autokritikë dhe ka vazhduar: “Duhet pak moralitet në gjithçka. Shifra të tilla janë të egzagjeruara. Tifozët e Realit mund të jenë të lumtur, por të gjithë të tjerët do të mendojnë se jemi vetëm njerëz, jo jashtëtokësorë”.