15 qershor 2009
Milan, tani radhën e ka Mexes
Milani ia ka nisur nga mbrojtja ndërtimin ekipit të ri për sezonin e ardhshëm. Pasi sistemoi krahun e majtë të mbrojtës me të riun Ali Cissocko, tani radha i ka ardhur riparimit të qendrës së mbrojtjes me Filip Mekses. Mbrojtësi i Romës admirohet prej kohësh nga drejtuesit e Milanit dhe Leonardo dëshiron ta shohë përkrah Tiago Silvës. Tek Roma do të shkonin Jankulovski, i pëlqyer nga Spaleti dhe i trajnuar nga ia në Udine, plus një shumë prej 10 milionësh.Rroga e lartë e Jnkulovskit në Milano mund të përbëjë problem për kryeqytetasit në tratativë Milan-Mexes, por mbrojtësi çek duket i predispozuar për ulje rroge për të firmosur një kontratë trevjeçare me ekipin verdhekuq. Mexes nga ana e tij do vinte me kënaqësi në Milano pasi nuk dëshiron të humbë trenin e Kupës së Kampioneve me kuqezinjtë, duke parë se Roma këtë vit luan në Ligën Europiane. Pasi të jetë sistemuar mbrojtja, radhën tek Kuqezinjtë e ka reparti i sulmit, ku me ikjen e Kakasë, 36 vitet e Pipo Inzagit, largimin e Shevës, pasigurisë së Borrielos, nevojitet një sulmues që garanton repart dhe gola. Leonardo pret lajme të mira nga tratativa me sulmuesin boshnjak Dzeko. Bisedimet kanë kohë që kanë nisur dhe në një kohë të shkurtër pritet që të gjendet një ofertë e kënaqshme edhe për Volfsburgun.