15 qershor 2009

Juve përzgjedh një poker sulmuesish

Gjithçka do të varet nga zgjedhja e David Trezegesë, që vështirë se do të pranojë një rol në pankinë, por drejtuesit e Juves kanë filluar që tani të piketojnë alternativat e francezit. Katër janë për momentin më të përfolurit, me Huntelarin që hyn së fundmi në listë. Alternativat krahas holandezit janë maqedonasi Pandev, italianët Akuafreska dhe Xhuzepe Rosi.Ndërkohë drejtuesit e Juventusit nuk e fshehi faktin se janë të interesuar për shitjen e Trezeges dhe përgatiten për të gjetur një zëvendësues në nivelin e tij.Dhe për momneitn Huntelar duket se është ai i duhuri. Jo vetëm për karakteristikat teknike. Në fatk, holandezi e ka rrugën të bllokuar te Reali i ri Galaktik. Sulmuesi 26 vjeçar është vënë në shitje për 12 milionë nga drejtuesit e Realit, por që mund të jepet edhe hua për 2 milionë në sezonin e parë. Një zgjidhje perfekte për Juven që shikon gjithmonë bilancet.Pista më e përfolur derimë tani ka qenë ajo Pandev. Maqedonasit kontrata te Lacio i skadon në 2010 dhe do të transferohej me kënaqësi te Juvja. Duhet thjesht bindur Lotito që kërkon më shumë se dhjetë milionë e nuk ka ndërmend të ulët çmimin.E reja e momenteve të fudnit është sulmuesi i U-21 Akuafreska. Sulmuesi i Xhenoas mund të kalojë te Juve në bazë të tratativë për Krishiton dhe Paladinon. Me Flokarin dhe Krespon në ekip, Akuafreska rrezikon pankinën edhe në Xhenoa, dhe mund të dëshirojë një përvojë në një ekip të madh.I fundit, nga mundësia edhe për t’u marëë, Xhuzepe Rosi. Pengesë është çmimi: 25 milionë. Një shumë e papërballueshme për Juven e sotme. Vetëm në rast se Vilareali pranon një shkëmbim me Trezegenë plus një shumë parash.