15 qershor 2009

Barca-Vila, Real-Ibra

Sipas gazetës suedeze Sportbladet, e ardhmja e Zllatan Ibrahimoviçit do të jetë tek Interi, duke parë edhe këmbënguljen e Mourinjos për ta mbajtur me çdo kusht sulmuesin. Por në realitet, e ardhmja e sulmuesit suedez është gjithnjë e më pranë Spanjës, ku Reali i Madridit ka parakaluar Barcelonën për momentin. Klubi kampion i Evropës, siç e pohoi edhe zv.presidenti Rafel Yuste në "Catalunya Radio", është më pranë David Vilës. Në këtë pikë, Reali është i gatshëm të bëjë çmos për të marrë Ibrën për ta bashkuar me Kakan dhe Ronaldon për një trio mrekullish.Pas 158 milionësh të shpenzuara për të kënaqur Mançesterin dhe Milanin, ekipi me më shumë tituj në Spanjë dhe Evropë, është i gatshëm për sulm ndaj Interit për t’i rrëmbyer Ibrakadabrën. Me Ibrën dhe agjentin e tij Mino Rajola Perez është ulur në tryezë për të gjetur një mënyrë të kënaqshme ekonomike për rrogën e Ibrës që nuk duhet t’i kapërcejë 9,5 milionët në sezon të sapofirmosur edhe nga Ronaldo.Por ajo që po e shtyn Ibrën drejt Realit duket ... Vila. Sulmuesi spanjoll, ndryshe nga Ibra, do t’i lejonte Laportës t’i ofronte një rrogë më të ulët se 7.5 milionë që e ka vetëm Mesi e që do të ishte zëvendësuesi ideal i Samuel Eto’së, ky i fundit tashmë afër Mançesterit.