Mançesteri, Dagllas Kosta si Kristiano Ronaldo?!
Dagllas Kosta duket se është emri i zëvendësuesit të Kristiano Ronaldos tek skuadra e Mançester Junaited. Mediet angleze bëjnë të ditur se drejtuesit e kampionëve të Anglisë kanë kontaktuar prej kohësh me futbollistin e ri nga Brazili. “Dagllas Kosta mund të jetë zëvendësues i Kristiano Ronaldos. Është një futbollist i talentuar dhe do ta tregojë veten tek Mançester Junaited nëse pranon ofertën tonë”, deklaron Ser Aleks Ferguson.