15 qershor 2009
Galiani: Dzeko, Cissokho e T.Silva, objektivat e vetëm
Takime intensive ndërmjet Adriano Galianit, Ariedo Braidës dhe trajnerit të ri brazilian Leonardo. Tema kryesore e takimit ishte gjendja aktuale e merkatos së ekipit kuqezi. Pas takimit Galiani deklaroi për gazetarët se objektivat e Milanit ishin më pak se ç’shkruanin gazetat. "Merkato jonë aktuale është kjo – tha Galiani. – Ndiqnim Cissokho nga njëvit dhe e morëm, pastaj kemi Tiago Silvën nga 6 muaj dhe objektivi i vetëm për momentin mbetet sulmuesi boshnjak Dzeko, për të cilin presim lëvizjet e Volfsburgut: çështja e pashitshmërisë së lojtarit është tejkaluar, por nëse nuk vjen, do na duhet një tjetër lojtar me ato parametra e karakteristika. Së fundi edhe një mohim për interesimin e lojtarëve të tjerë të lakuar në media: "Për Hernanes apo Mexes nuk ka patur asnjë kontakt as me klubet e as me lojtarët.”